Saturday , May 30 2020

U njohëm krejt rastësisht… Iva Tiço tregon si nisi romanca dhe bashkëjetesa me partnerin gjerman

Është e lumtur dhe dëshiron që këtë lumturi ta shijojë jashtë vëmendjes së publikut. Gazetarja Iva Tiço ka treguar disa detaje nga lidhja e saj me partnerin gjerman, bashkëjetesa me të cilin nisi nga koha e izolimit.Në një intervistë për emisionin “Rudina”, Tiço tregon se nuk ishte e planifikuar, por kur u mbyllën kufijtë partneri i saj vendosi të qëndronte në Shqipëri dhe të punonte nga shtëpia, pasi edhe  profesioni si IT ia mundëson këtë. Për mënyrën sesi u njohën gazetarja tha:

“U njohëm në mënyrën më të rastësishme të botës. Kur është i duhuri nuk bën asgjë. U njohëm në një kafene në Tiranë. Isha në tavolinë vetëm unë me kompjuterin tim duke punuar dhe ai ishte vetëm”, tregon gazetarja dhe vazhdimi është thjesht histori.

Për dasmën është ende e pavendosur: “Ka ditë që them po e dua, do ta bëj, ka ditë që them nuk dua ta bëj. Them kismet, shëndet”. Planet e së ardhmes çifti ia ka lënë kohës!