Thursday , February 25 2021

Çdo vajzë do të donte një partner si Eduardi, ja çfarë bën për Arbanën

Eduard Grishaj dhe Arbana Osmani do të bëhen shumë shpejt prindër të një fëmijë. Lajmin e dha vetë Arbana në ditën e saj të lindjes ndërsa uronte partnerin i cili e ka ditëlindjen në një ditë me të. Moderatorja ndërkaq ka nisur edhe emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, duke risjellë historitë e veçanta dhe duke u munduar të bëjë të lumtur njerëzit.

Arbana ka postuar së fundmi në instagram një video ku shfaqet në një lëndinë me lule ku shfaqet duke pozuar përpara aparatit të partnerit i cili duket mjaft i përqëndruar dhe po mundohet që të realizojë foto perfekte.

“Duke realizuar set fotografik me zemrën time”, shkruan ajo duke bërë tag Eduardin, ndërsa në sfodn dëgjohet kënga e Billie Eilish “Everything i wanted”.