Thursday , July 9 2020

Punon prej vitesh në Kuvend, Rosela Gjylbegu tregon për herë të parë arsyen e distancimit të saj nga muzika

Prej vitesh nga mungon në skenë dhe duket se këngëtarja Rosela Gjylbegu e ka një arsye për këtë distancim të sajin nga muzika. Ditën e sotme, në një lidhje me ‘Skype’ për Wake Up, ajo ka treguar arsyen e këtij vendimi. “Kam 4 vite pa sjellë këngë të re. Është thjesht impenjimi i punës. I jam përkushtuar punës duke qenë se kam një dinamikë dhe intensitet të madh aty, kështu që e kam vlerësuar në këtë formë, duke qenë se më janë besuar shumë përgjegjësi aty.

Nuk është se nuk e kam diskutuar, por kur bën një mungesë dhe do të rikthehesh, duhet të mendosh mirë si duhet të rikthehesh. Kam një kohë të gjatë që flas me disa producentë dhe kompozitorë. Dua të jetë diçka e veçantë”, – u shpreh këngëtarja.

Pra pavarësisht impenjimeve të tjera, mesa duket Rosela mund të rikthehet shumë shpejt me një projekt të ri. Kujtojmë që Rosela punon prej vitesh në selinë e Kuvendit të Republikës.