Monday , July 6 2020

‘Mendova se më dhanë fëmijën e gabuar’, historia e dy binjakëve më të veçantë në botë

Këta 2 fëmijë mund të mos duken njësoj, por ndajnë një lidhje unike. Edhe pse shumë mund të mos e besojnë në fillim, djali dhe vajza janë në fakt binjakë dhe përkundër dallimeve, marrëdhënia e tyre duket se është vërtet e lezetshme. Duket se diversiteti i bën njerëzit më të veçantë. Ekziston një 1 në 500 shanse për të pasur binjakë me lëkurë në ngjyra të ndryshme.

Edhe pse shanset për të pasur binjakë me lëkurë në ngjyra, sy dhe flok të ndryshëm janë të pakta, nuk është e pamundur. Por prapëseprapë, t’i shohësh fëmijët e tu për herë të parë me këto tipare është befasuese. Në fakt, kur Judith Nwokocha (nëna e tyre) i lindi në vitin 2016, ajo tha se ishte tronditur: “Mbaj mend që mendva se infermierja më dha beben e gabuar. “Epo, askush nuk mund ta fajësojë atë.

Kachi ka një rast të rrallë të albinizmit. Kachi ka albinizëm okulokutan (OCA) tip 2, i cili është një gjendje e trashëguar, ku njerëzit nuk prodhojnë melaninë (pigment) të mjaftueshëm dhe kjo ndikon në pamjen e tyre, kryesisht në sy, lëkurë dhe flokë. Një në çdo 4 fëmijë ka mundësinë të preket kur të dy prindërit janë bartës të gjenit albinizëm.

Edhe pse ka albinizëm, Kachi është krejtësisht e shëndetshme. Por, sigurisht, duhet të jetë e kujdesshme ndaj rrezeve të diellit, pasi lëkura e saj është shumë e ndjeshme dhe sytë duhet t’i mbrojë me syze dielli. Me origjinë nga Nigeria, Judith punon si fotografe në Kanada dhe poston në snap shumë fotografi të aventurave të përditshme të Kamsi-t dhe Kachi-t.

Kachi dhe Kamsi po bëhen miqtë më të mire të njëri-tjetrit. Është e natyrshme të supozosh se njerëzit e kanë të vështirë të besojnë se Kachi dhe Kamsi janë binjakë. Por edhe pse Kachi tërheq vëmendje, Judith nuk e ka lejuar ta mërzisë atë diçka e tillë. Në fakt, një nga arsyet pse ajo realizon kaq shumë foto me Kachi-n dhe Kamsi-n, është sepse dëshiron t’i tregojë vajzës se sa e bukur është.

Judith flet publikisht se sa e lumtur ndihet që ka 2 fëmijë të mrekullueshëm dhe thotë se edhe pse duken shumë ndryshe, në shumë mënyra ata janë shumë të ngjashëm. Historia e Kachi-t dhe Kamsi-t lidhet me thënien se ajo që ju bën të ndryshëm, ju bën edhe unik. Binjakët tani janë 4 vjeç dhe lidhja e tyre bëhet më e fortë çdo ditë që kalon.