Sunday , March 7 2021

Vendi drejt hapjes së plotë: Pas numrave të shtuar ditën e sotme, mjekët i bëjnë thirrje të rinjve

Numri i rasteve pozitivë me Covid-19 ditën e sotme në vendin tonë, bëri që mjekët dhe specialistët t’i kërkojnë sërish qytetarëve të ndërgjegjësohen dhe të tregohen të kujdesshëm. 25 raste të reja me Covid-19: Call Center-i kthehet në vatër infeksioni. Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino kërkoi rritje të ndërgjegjësimi të të rinjve pas mbledhjes së sotme të Komitetit të Ekspertëve.

“Rritja e numrit të rasteve sidomos në Tiranë tregon se sa të kujdesshëm duhet të jemi. Është koha që të rinjt të jenë të përgjegjëshëm, që e gjithë popullata të jetë e përgjegjshme në mënyrë që të ruajmë distancën dhe rregullat e higjienës”, -tha Bino.

Ndërkohë nga ana tjetër, shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo tha se situata është e qëndrueshme, por ne spitale ka ende raste të rënda, prandaj bashkëpunimi është masa më e mirë që mund të zbatojnë qytetarët gjatë periudhës së hapjes.

“Duhet të jemi realistë që ka persona të shtruar në spitalin infektiv që janë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe duke patur parasysh që kemi patur dy vdeķje brenda pak ditësh tregon për vazhdimin e gravitetit të sëmundjes, pa çka se shifra është nën 20.

Por kjo shifër mund të zvogëlohet ose të shtohet në ditët në vijim. Masat e marra dhe pjesa e ruajtjes së distancimit janë elementë shumë të rëndësishëm për të ruajtur shifrat e ulëta të pacientëve të shtruar në shërbimin infektiv.” Më 1 qershor, në vend do të hapen çerdhet, kopshtet dhe hiqet nga fuqia kufizimi i fashës orare. Përsa i përket fundjavave do të vazhdojnë të jenë të kufizuara edhe për 2 javët në vijim.

Burimi: Abc News