Tuesday , July 14 2020

Kur do të hapet transporti urban dhe masat e sigurisë që do të merren…

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban, Rixhin Qosja, i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në ‘RTV Ora’, i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me çështjen se kur do rifillojë transporti urban dhe si do funsionojë ai. A ka ndonjë plan që ka dalë se kur do të hapet transporti?

Konkret jo, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës janë në kontakte për të gjetur këto modalitetet e fundit, për protokollin e sigurisë, për mënyrën e operimit, skemën financiare që do funksionojë ky shërbim sepse është shumë e rëndësishme dhe unë shpresoj të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Një datë fikse nuk di ta them për momentin.

Cilat janë masat e sigurisë që pretendohen se do merren? Ne jemi munduar të adaptojmë ato protokolle sigurie që ka bërë edhe Europa dhe Kosova. Në një mjet transporti publik nuk do qarkullojnë dot më shumë se 25 ose 30 persona në të njëjtën kohë.

Kush është maksimumi i kapacitetit? Në një mjet urban që është 12 metra i gjatë qëndrojnë ulur dhe në këmbë 100 pasagjerë, ndërsa tani mendohet të reduktohet në 25-30.