Thursday , July 9 2020

Nga 1 qershori të gjithë mund të shkojnë në plazh, por duhet të keni me vete…

Nga 1 qershori të gjithë mund të shkojnë në plazh. Këtë e sqaroi kryeministri Rama në komunikimin e radhës për situatën e Koronavirusit në vend. Pas shumë keqkuptimeve që janë krijuar mes qytetarëve, kreu i qeverisë sqaroi se të gjithë mund të shkojnë në plazh nga 1 qershori, pa iu nevojitur prenotim hoteli ose leje.

Vetëm se, nëse keni plane për plazh nga 1 qershori e mbrapa, do t’ju duhet të merrni çadrën me vete sepse përveç hoteleve të autorizuara, asnjë subjekt privat nuk do të vendos shezlongë dhe çadra.

“Të hënën hapim qarkullimin e makinave në të gjithë vendin dhe plazhet do të jenë të hapur. Por nuk do lejojmë asnjë subjekt privat përveç hoteleve të vendosë çadra dhe shezlong pa autorizimin e posaçëm që do të dalë këto ditë. Kjo do të jetë java e fundit e zonave me ngjyra dhe me ndalim kalimi përtej çdo zone të kuqe. Detajet do të jepen të premten”, tha Rama.