Tuesday , July 14 2020

Prezantoi për herë të parë djalin e saj të birësuar, moderatorja shqiptare zbulon arsyen e këtij vendimi të papritur

Bëri tepër bujë në media momenti kur gazetarja dhe moderatorja e njohur Fjodora Fjora pranoi publikisht se kishte birësuar një fëmijë. Teksa vitet kalonin, Fjodora tregohej mjaft e kujdesshme që të mos e ekspozonte të birin, por mesa duket ka ardhur koha që vogëlushi i saj Teo të shfaqet para të gjithëve. E ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’, Fjodora prezantoi të birin Alteo, vetëm pak ditë pasi morën pjesë sëbashku në një sfilatë tek ‘E diela shqiptare’.

Por cila është arsyeja që së fundmi ndryshoi mendim për ta shfaqur publikisht të birin? Gazetarja ka treguar se vogëlushi po rritet dhe shumë shpejt do jetë në gjendje t’i hapë vetë faqet e internetit. Ai do të shkojë në klasë të parë dhe i merr vendimet vetë. Fjodora e ka pyetur nëse do të dalë në publik dhe Alteo ka pranuar. “Teo po rritet, shumë shpejt do të jetë në gjendje të hapë vetë faqet e internetit, të Google-ojë, dhe të shohë çka qenë jeta e tij, çfarë ndodh rreth mamit të tij dhe rreth vetes së tij.

Duke qenë se e pashë që ishte e pamundur, unë jam përpjekur shumë që Teon gjatë gjithë kësaj kohe përpiqem ta ekspozoj sa më pak, edhe pse i vogël, nuk diskutohet kjo gjë. Por e shihja që kurioziteti i njerëzve ishte shumë i madh dhe në momentin e parë që kapnin qoftë edhe diçka, ai lajm apo ajo fotografi transformohej dhe reagimi më pas i njerëzve ishte shumë i madh.

Dhe gati-gati filloi të më shqetësonte kjo gjë. Dhe mendova kur Joni (Peçi) më propozoi, mendova se Teo është rritur mjaftueshëm. Teo tani do të shkojë në klasë të parë. Teo i merr vendimet vetë, unë e pyeta nëse ka dëshirë të sfilojë me mua dhe ai tha ‘po unë dua të sfidoj me ty, unë kam dëshirë ta bëj këtë gjë’.

Dhe mendova që ishte momenti i duhur për të bërë këtë përballje publike të dy sëbashku dhe për të thënë që ne jemi shumë mirë, shumë të lumtur. Nuk nuk kemi më pse të përbëjmë lajm, jemi një mama me djalin e vet si 1 miliardë mama të tjera në të gjithë botën të cilat përpiqen, herë pas here ia dalin, herë pas here është e vështirë, herë pas herë është sfidë, por edhe lumturi e madhe që buron nga të gjitha këto”, – ka treguar Fjodora.