Tuesday , July 14 2020

Turizmi në Gjinar/ Vendasit po ngrenë bujtina për të pritur pushues

Kabinat e dikurshme të akomodimit të turistëve në Gjinar të Elbasanit po degradojne. Ajri i pastër, freskia dhe qetësia që fal natyra e kanë bërë këtë zonë të frekuentueshme në çdo stinë. Po teksa gjithçka e kohës u shkatërrua, banorët tashmë po përpiqen të krijojnë bujtina dhe njësi akomodimi të përshtatshme për pritjen e turistëve.

Gjinari njihet sidomos për turizmin kurativ. Zona e pasur me pisha dhe ajër të pastër i shërben kryesisht atyre që kanë probleme me mushkëritë. Nëse i shtojmë edhe ushqimin tradicional e bio të zonës duket se premisat e zhvillimit janë të mira.

Si një nga 100 fshatrat modele të zhvillimit Gjinari pritet të njohë një hov të mëtejshëm pasi infrastruktura sidomos e qendrës le ende për të dëshiruar dhe përveç impenjimit të banorëve të zonës nevojitet edhe dora e shtetit.