Tuesday , July 14 2020

Njësoj si Xhensila dhe Almeda, Klea Huta do të ndjekë të njëjtën rrugë pas lindjes së djalit.

Edhe pse pritjes së ëmbël të Klea Hutës nuk i ka ardhur ende fundi, duket se moderatorja bukuroshe e di mjaft mirë se ç’do të bëjë menjëherë pas lindjes së të birit: të ruajë qelizat staminale, një praktikë kjo e ndjekur edhe nga Xhensila Myrtezaj dhe Almeda Abazi.  Gjatë gjithë kësaj kohe, showgirl i famshëm na ka përditësuar me përgatitjet e valixhes së bebit dhe detaje të ndryshme nga shtatzënia, ndërsa dje me anë të një postimi në Instagram ajo shkroi se kishte marrë vendimin për të ruajtur qelizat staminale të të birit.

Ajo shkroi se e ka menduar këtë për të mirën e fëmijës së saj dhe se këto qeliza kurojnë mbi 80 sëmundje. “Pikë së pari, si prindër, urojmë të mos na duhen kurrë, por ruajtja e tyre për ne do të thotë siguri shëndetësore. Çdo prind do më të mirën për fëmijën e tij. Kemi lexuar shumë gjatë shtatzënisë dhe kemi mesuar për ruajtjen e qelizave staminale prej kordonit kërthizor. Qelizat staminale trajtojnë/kurojnë mbi 80 sëmundje.Për më tepër që mund të përdoren dhe për ne, mamin dhe babin apo motra/vëllezër të ardhshëm apo për këdo nga familjarët nëse qelizat kanë përputhshmëri.”-shkruan ajo.

Çfarë janë qelizat staminale? Qelizat staminale janë qelizat më të hershme në zhvillimin e organizimit të një individi. Ato mund të hasen që brenda javës së parë pas ngjizjes së një fëmije dhe natyrshëm marrin pjesë në zhvillimin e të gjithë organeve të fetusit dhe gjithashtu gjenden dhe mblidhen edhe pas lindjes së fëmijës prej gjakut dhe indit të kordonit kërthizor përmes të cilit lidhet nëna dhe foshnja. Qelizat staminale prej gjakut dhe indit të kordonit kërthizor kanë cilësi të jashtzakonshme të cilat i bëjnë ato unikale:

janë shumë të reja në moshë(maksimumi 9 muajshe, sa edhe mosha e foshnjës) çka i bën ato të shumëfishohen me shpejtësi dhe të diferencohen(specializohen) në mjaft lloje të tjera qelizash specifike për sisteme, inde dhe deri organene të caktuara, sipas nevojës në organizmin e një njeriu qelizat e të cilit me kalimin e kohës plaken, sëmuren dhe vɗesin. Ja përse edhe roli rigjenerues në organizëm i këtyre qelizave “të mrekullisë” është fundamental dhe përbën bazën e Mjekësisë Rigjenerative ose të së ardhmes.