Tuesday , July 14 2020

Sërish shifra të larta, zgjerohet harta, rasti i parë me COVID në Librazhd

Shënohet rasti i parë me COVID në Librazhd. I infektuari është një shitës në treg. Burime për Report Tv pohojnë se i prekuri nisur nga simptomat që ka pasur i ka telefonuar vetë 127. Librazhdi është zonë e gjelbër dhe deri tani nuk ishte shënuar asnjë rast me COVID. Pritet që hetimi epidemiologjik të zbulojë ku është infektuar shitësi.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Vijojnë testimet serologjike tek personeli shëndetësor. Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%. “Në këtë situatë mbetet shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët zbatimi i masave të rekomanduara. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm.