Thursday , March 4 2021

Elbasan, sot u rihapën kopshtet dhe çerdhet, numër shumë i vogël fëmijësh

Këtë 1 qershor edhe Bashkia e Elbasanit ka rihapur kopshtet dhe çerdhet, pas izolimit disa javorë nga pandemia e COVID-19. Edhe pse stafet e kopshteve dhe çerdheve kanë marrë çdo masë të parashikuar në protokollet e miratuara nga ministria e Shëndetësisë, si distancimi mes fëmijëve, dezinfektimi i ambienteve etj, ajo që vërehet është një numër shumë i vogël fëmijësh që janë paraqitur pranë institucioneve publike mëngjesin e 1 qershorit.

Me sa duket prindërit mendojnë që fëmijët e tyre janë më të sigurt në shtëpi se sa në ambientet e përbashkëta në kopshte apo çerdhe. Natyrisht fëmijët nuk do të lejohen të afrohen si më parë me shokët dhe shoqet e tyre dhe lojërat që bënin më parë tani duhet t’i zhvillojnë të distancuar./A2