Tuesday , March 2 2021

Kopshtet e çerdhet në Elbasan mirëpresin fëmijët, zbatojnë me përpikmëri protokollin.

Pas rreth 3 muajsh mbylljeje prej përhapjes së pandemisë së COVID-it edhe Elbasani ka mirëpritur fëmijët në kopshte e çerdhe ditën e sotme. Në kopshte është respektuar kontrolli i temperaturës së fëmijëve dhe dezinfektimi i duarve para se të hyjnë brenda. Edhe edukatoret janë pajisur me maskë e doreza për të mos rrezikuar përhapjen e koronavirusit.

Këto rregulla kanë sjellë edhe frikë nga fëmijët, dhe disa prej tyre nuk pranonin që edukatorja t’i maste temperaturën. Prinderit jane shprehur se nuk ka frikë.”Nuk kemi frikë se i kemi respektuar të gjitha edhe në shtëpi edhe këtu edhe kopshti ka qenë shumë i kujdesshëm edhe para pandemise, kur kanë pasur grip i kemi marrë në shtëpi fëmijët”, është shprehur një prind