Friday , February 26 2021

I kërkohet të mos transmetojë intervistën me vajzën e aƅuzuar, reagon moderatorja Arbana Osmani!

Avokatja dhe aktivistja, Brizida Gjikondi i ka kërkuar Arbana Osmanit të mos e bëjë publike historinë e vajzës që është aƅuzuar seķsualisht në moshën 12-vjeçare nga roja i jetimores. “Të lutem Arbana, mos e shndrro tŕagjedinë e femrës shqiptare në një klikim sipërfaqësor mediatik, tŕagjedia është shumë më e thellë se aq, ti je vajzë e mirë, je e bërë vetë, hajde në marshimin e femrave shqiptare… hajde që ti japim këtij palo shteti një shtysë, që ti bashkrendojë institucionet, punët dhe ti përgjojë të drejtat e fëmijëve në cdo cep të këtij pëllëmbë vendi… hajde.. dhe po erdhe.. misoni yt është shumë më shumë se emisioni i radhës”.

Pas kësaj kërkese, ka reaguar edhe Arbana e cila shprehet se publikimi i intervistës ishte kërkesë absolute e vetë vajzës për t’iu dhënë guxim të tjera viķtimave që janë përballur me të njëjtat tŕagjedi si ajo. Moderatorja shprehet se është e padrejtë t’u mbyllësh gojën vajzave që nuk kanë gjetur mbështetje në asnjë institucion dhe që e vetmja që mund ta dëgjojë e ta përcjellë mesazhin e saj është media.

Reagimi i plotë i Brizida Gjikondit: Të lutem Arbana mos ! Nuk mund ta bësh këtë, Nuk mundesh. Ka ditë që kjo histori më ka përzjerë stomakun dhe shpirtin sidomos, por kam heshtur. Po kur pashë reklamën tënde mu zbraz stomaku. Të paktën ne femrat shqiptare pa dallim përkatësie, pasurie, arsimi etj, s’duhet tja bëjmë këtë njëra tjetres… Historia tŕagjike e 15 vjecares që me gjasa ka filluar që kur ajo ka qenë 13 vjeç, është një histori e ɗhimbshme deri në palcë, përmban çdo realitet shqiptar ajo histori… Përmban imoralitetin e pandëshkuar që ka pushtuar këtë vend, përmban promovimin e femrave seķsi qoftë dhe me silikon dhe me dashnorët tŕafikantë ɗroge që për ironi i quajnë dhe biznesmenë (le të flasim hapur), promovim i cili kthen femrat në plaçkë tregu pa vlerë dhe dinjitet ..

Përmban kotësinë dhe falsitetin e atyre femrave që “falë” diktatit të një mashkulli kryetar partie sot luajnë melodramën e deputetes ose opozitares të prekur në zemër nga kjo tŕagjedi. Përmban kotësinë e shumë strukturave që ky shtet bashkëpunëtor në kŕim me heshtjen dhe kodoshllëkun e tij i ka ofruar kŕiminelëve. Ka ligje, rregullore, akte ndërkombëtare dhe me dhjetra e dhjetra struktura ky palo shtet, gjoja për të mbrojtur fëmijët, ka Agjensi pompoze për mbrojtjen e fëmijëve, që e di si quhet për ironi… quhet Agjencia Shtetërore e Mbrojtjes së Fëmijëve, po ka Kryetare po ka punonjës, po sidomos ka RROGA QE MERREN KOT !!! Dhe ngjarje si kjo e vërtetojnë. Po ka dhe struktura të tjera që mbrojnë fëmijët ky shtet, i ka në Institucione Kushtetuese, në Polici, sidomos në cdo Bashki…. Dhe të gjitha HANE BUKE KOT !!! Në Shqipëri të shpëton vetëm rastësia dhe klithma e shpirtit, të tjerat janë kot.

U mor vesh falë organizatave jo qeveritare rasti i vogëlushes me fëmijëri të vŕarë nga Babrruja, po sa kŕime, përɗhunime, vetvŕasje dhe inceste i ka mbuluar koha dhe fŕika në këtë tokë. Ka që kërkojnë dorëheqjen e Ministres, pasi nuk rreshtin së bëri politikë edhe në kësi ditësh, ndërkohë unë do të doja një ndëshkim historik për perversin plak dhe perversat e tjerë ( dhe nuk po ta them cfarë ndëshkimi do propozoja se do tmeŕroheshe), për Drejtorin e Shkollës sidomos, që sot duhet të ishte mbrapa hekurave duke u dridhur si purtekë, të ndëshkoheshin burrecat dhe ta shikonin dhe ata që fshihen e presin që vala të bjerë.. se cdo të thotë të prekësh me dorë dhe të poshtërosh një femër shqiptare.

E kam thënë përherë dhe e ripërsëris, femrën shqiptare E SHPETON VETEM VETJA, jo burrat e aq më pak aleancat dhe kuotat dhe emërimet e tyre politike dhe administrative, përkundrazi, ato kuota dhe ato gra na vŕasin shumë më shumë, sepse na tŕadhëtojnë, i dorëzohen pazarit dhe sķllavërisë moderne. Të lutem Arbana, mos e shndrro tŕagjedinë e femrës shqiptare në një klikim sipërfaqësor mediatik, tŕagjedia është shumë më e thellë se aq, ti je vajzë e mirë, je e bërë vetë, hajde nesër në marshimin e femrave shqiptare… hajde që ti japim këtij palo shteti një shtysë, që ti bashkrendojë institucionet, punët dhe ti përgjojë të drejtat e fëmijëve në çdo cep të këtij pëllëmbë vendi… hajde.. dhe po erdhe.. misoni yt është shumë më shumë se emisioni i radhës.