Saturday , February 27 2021

Verdheblutë e nisin mbarë kampionatin, thyejnë rekordin 8-vjeçar

Elbasani e nisi me këmbën e mbarë kampionatin pas pauzës së koronavirusit, teksa mori një fitore me mjaft vlera në transfertën e Fushë-Krujës përballë Ilirisë vendase. Verdheblutë fituan në shifrat e thella 4 me 2, në një ndeshje që e dominuan plotësisht dhe morën tri pikë të merituara dhe të vlefshme sa i përket objektivave.

Vulosën fitoren dopieta e Ballës dhe golat e Karatit me Nurin, të cilët e dërgojnë Elbasanin në kuotën e 16-të pikëve, por pa iu larguar dot vendit të fundit. Kjo fitore me katër gola diferencë në një ndeshje transferte për Elbasanin kishte 8 vite që nuk ndodhte në Kategorinë e Parë, pikërisht në përballjen ndaj Gramozit, ku arritën të fitonin po 4 me 2.

Ndërkohë, Turbina bën detyrën në shtëpi, teksa mund minimalistht 1 me 0 Orikumin, duke u renditur në vendin e tetë me 19 pikë, pozicion që të dërgon në “play-out”.