Monday , July 6 2020

Edhe në Shqipëri? ZARA do të mbyllë 1200 pika shitjesh në të gjithë botën dhe arsyen e dimë të gjithë

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia ka prekur dhe një nga emrat më të famshëm të veshjeve. ZARA ka pësuar një humbje prej 409 milionë eurove gjatë tre muajve të fundit, çka e ka shtyrë firmën të marrë një vendim. ZARA ka vendosur të mbyllë plot 1200 pika në të gjithë botën. Nga këto, shumica me vendodhje në Azi dhe Europë. Sipas “The Guardian”, kompania po synon nxitjen e shitjeve online.

Një hap i ndërmarrë ky, si pasojë e kaosit global të shkaktuar nga Covid-19. Në botë numëron 7412 pika shitjesh ZARA, të cilat do të pësojnë një tkurrje të ndjeshme.

Pandemia ka shkaktuar humbje ekonomike për shumë biznese të përfshira në industrinë e modës, e jo vetëm. I vetmi hap pozitiv lidhur me fatin e kompanisë në fjalë është rritja deri në 95% e shitjeve online, për tremujorin e fundit. Duket se tashmë, ZARA do të funksionojë jo pak nëpërmjet blerjeve në rrjet. /News31.al