Monday , March 8 2021

Shifrat rekord me të infektuar, mjeku në QSUT me apel të fortë. ja kë preku virusi në shumë spitale

Mjeku kirurg në Qendrën Spitalore Universitare, thotë se epidemia e koronavirusit nuk ka kaluar dhe në kushtet kur një vaksinë ende nuk është krijuar për përdorim, duhet me patjetër respektuar distancimi social. Apeli i mjekut të njohur vjen në kohën kur ditët e fundit ka një rritje rekord të rasteve me të infektuar në vend, vetëm këtë të enjte shifra arriti në 44 persona.

Me këtë ritëm janë shtuar edhe shtrimet në spitalin Infektiv. Për këtë arsye, mjeku Beqiri thotë se me hapjen nga izolimi, qytetarët duhet të mbajnë distance dhe në kushtet kur kjo nuk është e mundur, të përdorin maskat.

POSTIMI I PLOTE NE RRJETET SOCIALE i Dr. ARBEN BEQIRI. Javen e pare te hapjes pas karantines bera kete koment me miqt e mi te cilet me pyesnin nbi ecurine e pandemise. Mendoj se komenti eshte aktual edhe sot. “Duket se qeveria i referohet vetem numrit te vɗekjeve me covid dhe ne menyre krejt te papergjegjshme nuk konsideron numrin e te semureve per te mos permendur pastaj numrin e te infektuarve te cilet nuk i ka fare ne liste!

Jam pro hapjes, pro protestave etj, por me nje kusht, ne te japim shembullin te paret per DISTANCIMIN social dhe mbajtjen e MASKAVE ne pamundesi te respektimit te distancimit social! Kjo eshte plotesisht e mundur!!! Uroj qe virusi te jete dobesuar, uroj qe ne te jemi “te zgjedhurit e perendise” por nuk besoj ne asnjeren. Ajo qe di eshte qe epidemia nuk ka kaluar, nje vaksine akoma nuk eshte ne perdorim dhe distancimi social funksionon!!!

Ne shume spitale ne USA nuk u preken nga virusi infermjeret qe punonin ne repartet covid por ato qe punonin ne repartet e zakonshme ku masat mbrojtese ishin shume te dobeta!!!! Duhet tu prijme njerezve tane ne mbrojtje te lirive dhe te drejtave te tyre ne cdo rrethane, gjithashtu duhet ti edukojme ato per mbrojtjen e shendetit te tyre.”