Thursday , March 4 2021
Foto Arkiva.

Përplaset nga makina një person në Elbasan, largohet nga vendngjarja autori.

Një person ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë tip Benz Mercedes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Kongresi në Elbasan, ku 60-vjeçari, i cili punonte si roje në një pallat në ndërtim, është përplasur nga makina gjatë kohës që ka qenë duke ecur në këmbë.

Drejtuesi i makinës është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Elbasanit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e aksidentit, ndërsa vijon hetimet për gjetjen dhe arŕestimin e autorit që shkaktoi aksidentin.