Monday , July 6 2020

Rita Ora përlot me fjalët dedikuar njeriut të shtrenjtë. “Do më mungosh çdo ditë”

Rita Ora tre ditë më parë humbi një nga njerëzit më të dashur, gjyshen e saj. Ajo u nda nga jeta për shkaqe që nuk u bënë të ditura dhe varrimi i të ndjerës do të bëhej në orën 15:00 në fshatin Rudicë, në Klinë. Me siguri Rita nuk ka qenë e pranishme për ta përcjellë gjyshen e saj për në banesën e fundit, por ajo i ka bërë një dedikim shumë prekës të ndjerës.

Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale një foto të gjyshes dhe një tjetër ku shihet e lumtur pranë saj. Rita është shprehur e pikëlluar për ndarjen e gjyshes nga jeta dhe ka treguar se sa shumë e donte atë për personalitetin e fortë. Këngëtarja i ka prekur të gjithë me fjalët e saj, duke thënë se shpreson që gjyshja të prehet në paqe pranë gjyshit, që ka ndërruar jetë vite më parë.

“E dashur Nani, ti ishe njeriu më magjepsës, elegant, punëtor dhe i pavarur që kam njohur. Çdo ditë ajo bënte ecje e veshur në mënyrën më të bukur, merrte kafen e saj dhe nuk kërkonte ndihmë nga askush. Ajo ishte shumë e kujdesshme, e fuqishme dhe gazmore! O Zot sa kemi qeshur dhe kur ajo thoshte të vërtetën nuk kishte filtra.

Por ajo donte dhe kujdesej me gjithë zemër. Do më mungosh çdo ditë! U prehsh në paqe pranë gjyshit dhe e di që do të na mbrosh e udhëzosh nga lart. Përpiqu të mos festosh shumë atje në parajsë. Të dua nani”, ka shkruar Rita në postimin e saj.