Sunday , March 7 2021

Xhensila Myrtezai bie papritur në “kurthin” e Verës dhe Alketës!

Duket se mjaftoi një takim dhe këngëtarja e njohurn Xhensila Myrtezai ra në “kurthin” e tyre. Pas një takimi që pati sot me regjizoren Vera Grabocka dhe moderatoren Alketa Vejsiu, këngëtarja ka pranuar që të jetë e ftuara e mbrëmjes së nesërme në emisionin e tyre.  Lajmin e konfirmoi regjizorja Vera Grabocka.

“Ka hapur naten e pare te Piter Pan para 3 vitesh ne nje interviste te shkurtër kur ishte shatëzënë, e rikthejmë sërish në studio për të na rrefyer më shumë për jetën pas lindjes së vajzes!”, tha Vera, e shfaqur mes Alketës që bëri selfien dhe Xhensilës pas tyre.

Kështu, Vera Grabocka zbuloi se në mbrëmjen e nesërme në emisionin e njohur, “Në kurthin e Piter Pan”, e ftuar do të jetë këngëtarja e mirënjohur, Xhensila Myrtezaj.