Tuesday , March 2 2021

Altin Goxhaj jep lajmin e madh: Mbi 1 milion njerëz do i tregojnë të vërtetën botës për plandeminë!

Avokati i njohur, Altin Goxhaj, i cili është ndër të paktët zëra në Shqipëri që ka dalë haptazi kundër të gjitha forcave politike në vend, të cilat i konsideron si bashkëpunëtore në shkatërrimin dhe falimentimin e vendit, në interes të axhendave të Soros, ka dhënë lajmin se të shtunën nis “revanshi botëror kundër plandemisë”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Goxhaj shprehet se të shtunën do të organizohet nga Trump një tubim në Tulsa të Oklahomës, ku më shumë se 1 milion persona kanë kërkuar bileta për të qenë pjesëmarrës.

Sipas Goxhajt, mbi 1 milion njerëz priten të mblidhen në tubimin madhështor të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili sipas tij do t’i japë botës mesazhe të rëndësishme mbi “plandeminë Covid-19”, që njerëzit të kuptojnë se e gjithë kjo situatë ka qenë një “përrallë”.

Postimi i plotë:

Fiksojeni këtë datë historike 20 Qershor 2020, @Tulsa!!!! E SHTUNA E TRUMP NË TULSA ËSHTË FILLIMI I REVANSHIT BOTËROR KUNDËR PLANDEMISË! Të shtunën me orën e SHBA PLANdemia fiket!!!

2 MESAZHET E FITORES ✍️1️⃣ “Pothuajse 1 milionë njerëz kërkojnë bileta për tubimin e të shtunës mbrëma në Tulsa, Oklahoma” ✍️2️⃣ “Mediat e Majta të Fake News-eve, të cilat nuk kishin asnjë problem Covidi me vandalët & grabitësit që shkatërruan qytetet e drejtuara nga Demokratët, po përpiqen të na kompleksojë me Covidëra në tubimet tona masive. Nuk do funksionojë!”

Kush i kupton mesazhet:

Donaldi dhe njerëzit e lirë të Amerikës, 🔴 të Shtunën në Tulsa, Oklahoma (pas mesnate të Djelën me orën e Shqipërisë) 🔴 mbyllin me Fitoren e Njeriut të Lirë Betejën e Parë Përcaktuese të 🔴 Luftës III Botërore, Luftës kundër PLANdemisë Globaliste të COVID19(84), 🔴 Konspiracionit Orwellian më të madh në historinë e qytetërimit dhe kombeve, kundër Lirisë dhe Dinjitetit Njerëzor, 🔴 Revolucionit të ri Bolshevik Skllavërues Fashist Liberal Globalist (100 vjet pas Revolucionit Bolshevik të Tetorit të 1917) që synonte një Mesjetë të Re 🔴 të Sundimit të Forcave Botërore të së Keqes të Shoqërisë së Hapur Liberale të Elitave Globaliste (Gates, Soros, Presidenti Xi, etj)!

Njerëz kuptojeni mesazhin! 1 milionë njerëz të lirë të Tokës së Lirisë sfidojnë me injorim nën miliarada sy kudo në planet përrallën globaliste të PLANdemisë, përrallën e Covid-19(84)!!!

E shtuna në Oklahoma, në Tulsën e përgjakur të 1921, nuk është demostrim për Trump! ËSHTË DEMOSTRIMI I FITORES SË NJERIUT TË LIRË! MR. PRESIDENT, KEEP AMERICA GREAT AGAIN! KEEP WORLD SAFE AGAIN! ALL LIVES MATTERS!