Monday , July 6 2020

Zbulohet plani i Turqisë për të pushtuar Greqinë

Sipas disa dokumenteve sekrete, por që kanë pësuar rrjedhje, Turqia hartoi një plan për të pushtuar Greqinë gjatë kulmit të luftës në Siri në vitin 2014. Dokumentet përfshinin gjithashtu planet e ushtrisë turke për të pushtuar Armeninë. Planet e hartuara nga ushtria turke janë koduar me emrin e një ushtari turk të shekullit të 11-të, sipas Nordic Monitor, që ka parë dokumentet.

Dokumentet thuhet se ishin pjesë e një prezantimi në PowerPoint që ishte caktuar të publikohej nga Shtabi i Përgjithshëm turk, i cili kryeson Forcat e Armatosura në Turqi. Greqia dhe Turqia janë armiq të vjetër dhe kanë një histori të gjatë, duke zhvilluar një numër të madh luftrash kundër njëri-tjetrit, veçanërisht në fillim të viteve 1900.

Retorika anti-greke është në rritje në Ankara ndërsa regjimi i Erdoganit dëshiron të forcojë ndikimin e saj në zonë, pasi frika e një konfrontimi ushtarak midis dy aleatëve të NATO-s po përshkallëzohet. Prezantimi u bë më 13 qershor 2014 në kulmin e luftës civile Siriane që filloi në 2011 si pjesë e Pranverës Arabe.

Nordic Monitor raportoi se plani ishte me siguri një version i azhornuar pas një shqyrtimi të një drafti të mëparshëm, dhe se plani mund të ishte akoma aktiv. Dokumentet përfshinin gjithashtu një plan për të pushtuar Armeninë të quajtur ‘TSK Altay Harekât Planlama Direktifi,’ të datës 15 gusht 2000.

Monitor raportoi se dokumentet ishin shkëmbyer në një sistem të sigurt të postës elektronike nga Shtabi i Përgjithshëm, dhe se ato duket se kanë rrjedhur aksidentalisht nga një dosje e çështjes gjyqësore që ishte paraqitur si pjesë e hetimeve për grushtin e shtetit të dështuar kundër Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në korrik 2016.

Frymëzimi për emrin vjen nga Çaka Beu, i njohur dhe si Chaka Bej dhe Tachachas, i cili fillimisht ishte një komandant në Perandorinë Bizantine, para se të rebelohej dhe të fillonte pushtimin e disa territoreve. Ai është një figurë shumë e nderuar në Turqi, madje është parë edhe si themeluesi i marinës së parë moderne turke.