Monday , March 1 2021

Rëndohet gjendja e policit në Elbasan, niset me urgjence drejt Infektivit

Gjendja shëndetësore e punonjësit të policisë në Elbasan i infekuar me Covid-19 është përkeqësuar. Gazetari Aldo Kozarja bën të ditur për abcnews.al se punonjësi, pjesë e sallës operative në drejtorinë e Policë në Elbasan është ndjerë keq. Mësohet se 40 vjeçari pasi ka ndjerë shqetësime ka njoftuar 127. Ndërkohë, mjekët kanë  vendosur te mbahet nën moninitorim në abjentet e spitalit.

Sakaq, edhe një punonjës i sallës operative është vetëkarantinuar pasi ka pasur kontakte me 40 vjeçarin, i cili rezultoi pozitiv.

Sot ne vend janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 66 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 1 788 numrin total të të prekurve që prej fillimit të pandemisë në vend./abcnews.al