Thursday , March 4 2021

“Shpella e Akullit”, AdZM Elbasan përmirëson shtegun që të çon tek monumenti natyrorë në parkun Shebenik (Foto)

Stafi i Administratës Zonave të Mbrojtura qarku Elbasan u impenjua për përmirësimin e shtegut për vizitorët që kanë destinacion vizitat në Parkun Kombetar “Shebenik- Jabllanicë”. Në këtë rast shtegu të çon tek Monumenti i Natyrës “Shpella e Akullit”, një nga pikat më të vizitueshme. Stina e dimrit dhe reshjet e dëborës kanë bërë që disa pemë të thyhen e të bllokojnë shtegun. Përveç pastrimit të pemëve të rrezuara u përmirësua edhe sinjalistika e saj për të lehtësuar orientimin e grupeve të vizitoreve. / LIBRAZHDI.INFO