Monday , March 1 2021

Ngjarje rëndë në Elbasan. Humb jetën një 31-vjeçar

Një ngjarje tepër e rëndë është shënuar mëngjesin e të hënës në qytetin e Elbasanit. Sipas një njoftimi të policisë një 31 vjeçar është hedhur nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Beqir Dardha”, ndërsa ka ndërruar jetë gjatë kohës që po transportohej për në spital. Njoftimi i policisë: Elbasan/Informacion paraprak:

Në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, shtetasi U.Xh., 31 vjeç,  është hedhur nga ballkoni i banesë së tij nga  kati i katërt i një pallati dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.