Wednesday , April 21 2021
FOTO ARKIVA

Covid 19/Ndërron jetë një tjetër pacient.

Mesditën e së enjtes është shënuar viktima e 49 për shkak të koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka humbur jetën një pacient 66-vjeçar nga Tirana, i cili ishte shtruar prej një jave në Spitalin Infektiv. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar gjatë kësaj kohe dhe pavarësisht terapisë intensive nuk mundi të mbijetojë dot. Ai vuante nga diabeti dhe hipertensioni.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u konfirmuan 78 raste të reja infektimesh me Covid-19. Në Spitalin Infektiv janë shtruar 76 pacientë. Lajmi i mirë këtë të enjte  ishte se 33 qytetarë u shëruan duke e çuar në 1250 numrin e atyre që e kanë kaluar sëmundjen që prej fillimit të epidemisë në vendin tonë./