Monday , July 6 2020

Njihuni me minatorin më me fat! Bëhet milioner brenda natës, duke …(Foto)

Një minator në Tanzani u kthye brenda natës në milioner pasi shiti dy gurë të çmuar dhe të papërpunuar Tanzanite që konsiderohen si më të mëdhenjtë e zbuluar ndonjëherë në këtë vend. Saniniu Laizer fitoi 3.4 milionë dollarë nga Ministria e Minierave për dy gurët e veçantë, të cilët së bashku arrinin peshën e 15 kilogramëve. “Do të bëjmë një festë të madhe nesër”, i tha BBC babai i më shumë se 30 fëmijëve. Tanzanite gjendet vetëm në pjesën veriore të Tanzanisë dhe përdoret për të bërë stoli.

Ai është një nga xhevahiret më të rrallë të Tokës dhe shumë gjeologë druhen se burimet e tij mund të shterojnë krejtësisht brenda 20 viteve të ardhshme. Ky gur i çmuar ka disa varietete që dallojnë sipas ngjyrës që mund të jetë e kuqe, e gjelbërt, vjollcë dhe blu.

Çmimi i tij përcaktohet nga ngjyra dhe qartësia: sa më të mëdha këto të dyja, aq më i lartë është dhe çmimi. Laizer, 52 vjec dhe i martuar me katër gra, tha se planifikon të investojë një pjesë të këtyre parave në komunitetin e tij, në rajonin e Maniaras ku dëshiron të ndërtojë veç të tjerash një shkollë dhe një qendër tregtare.