Tuesday , September 22 2020

Aksidentohet rëndë gazetarja shqiptare, makina e përplasi pranë televizionit.

Aksidentohet gazetarja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Xhumadie Ibrahimi. Sipas informacioneve, ajo është aksidentuar pranë zyrave të të tv Klan, ku është përplasur nga një makinë. Mësohet se në momentin e ngjarjes ka qenë duke përgatitur një kronikë televizive.

Menjëherë u bë transportimi për në Spitalin e Tetovës. Pasi mori ndihmë në këtë institucion mjekësor, ajo u transportua në Klinikën Neurokirurgjike në Shkup për ekzaminime të mëtejshme. Të paqarta janë ende shkaqet e aksidentit në fjalë.