Monday , March 8 2021

Trashëgimtarja e ‘Top Channel’ zbulon zakonin e familjes, që nuk i pëlqen: Nuk është gjë e mirë, por kështu jemi mësuar

Lori Hoxha ka treguar sot në një bashkëbisedim me fansat në Instagram, se në familjen e saj flitet shqip dhe anglisht dhe kjo sipas fashionistas së njohur, nuk është një gjë e mirë! E pyetur në Instagram, se në çfarë gjuhe flitet në shtëpinë e saj, ajo tregoi zakonin e familjarëve që nuk është se i pëlqen edhe aq.

“Bëjmë një miks, që s’është gjë shumë e mirë, por kështu jemi mësuar”, – shkruan Lori. Më pas një ndjekëse i shkruan se gjuha e bukur shqipe nuk ka nevojë për gjuhë tjetër, ndaj Lori e vijon edhe më tej replikën!

“E vërtetë, por kur i flet të dyja, ndonjëherë nuk gjen fjalët. E theksova që nuk duhet”. Dhe meqë i bënë moral për gjuhën shqipe, Lori përfitoi nga rasti për t’i dhënë një leksion ndjekëses së saj

“Po ashtu meqë jemi këtu, nuk ka hapësirë para presjes dhe shenjave të tjera të pikësimit”, – shkruan ajo! Mes të tjerash, Lori Hoxha zbulon vendimin më të mirë që ka marrë për jetën e saj, të jetuarit jashtë vetëm!