Monday , July 6 2020

Merr flakë automjeti në brendësi të tunelit Tiranë-Elbasan.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Tiranës, mësohet se mjeti me drejtues personin me inicialet F.N., ka marrë flakë teksa udhëtonte në autostradën Tiranë-Elbasan, në brendësi të tunelit. Drejtuesi ka shpëtuar mrekullisht, ndërsa mjeti është djegur. Shkak për flakët dyshohet të jetë bërë një defekt teknik.

Njoftimi i policisë Tiranë: Më datë 27.06.2020, rreth orës 18:20, në autostradën Tiranë-Elbasan, në brendësi të tunelit, dyshohet si pasojë e një defekti teknik ka marr flakë në ecje mjeti në pronësi të shtetasit F.N. Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm deme materiale. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.