Monday , July 6 2020

Nxënësit e shkollës “Ptoleme Xhuvani” i shkruajnë një letër falenderuese Kryetarit të Bashkisë Gledian Llatja.

“Kjo ishte nisma 📝jonë e parë dhe jemi shumë të lumtur 🤗që ja dolëm 💪” shprehen nxënësit e grupit të mbrojtjes së fëmijeve 👩🏼👦🏻të shkollës “Ptoleme Xhuvani” në Elbasan.

Ato janë mbledhur 🙋‍♀️🙋🏻‍♂️ për të falenderuar 🙏 Kryetarin e Bashkisë 🏫 Elbasan Z.Gledian Llatja pasi ka vendosur 📃 prioritetin e fëmijëve në buxhetin 💰e vitit 2021. Ngritja e këndit sportiv 🏀🏓🎳 në ambjentet e shkollës “Ptoleme Xhuvani” ishte një ëndërr💡 e tyre dhe shume shpejt do bëhet realitet dhe kjo falë nismës advokuese të fëmijëve. Ata tashmë do të gëzojnë 🎈të drejtën për tu argëtuar 🤹‍♀️🤹🏻‍♂️🎨dhe do të kenë mundësi të kalojnë një kohë cilësore🥇🏆🧩 me bashkëmoshatarët.

Letra:

I nderuar Kryetar i Bashkisë Elbasan Z. Gledian Llatja.

Ne jemi disa nxënës të shkollës “Ptoleme Xhuvani”. Po ju drejtojmë këtë letër si shenjë mirënjohjeje për përgjigjen tuaj positive në lidhje me ngritjen e një këndi miqësor në ambientet e shkollës “Ptoleme Xhuvani”

Ju falenderojmë që e drejta jonë për tu argëtuar dhe kaluar një kohë cilësore me bashkëmoshatarët tanë u përmbush.

Duke marrë pjesë në projektin e Mbrojtjes së Fëmijëve, ne mësuam se si të ngrejmë zërin për çështjet që na shqetësojnë. Aty kuptuam se mënyra më e mirë për të advokuar ishte t’iu drejtoheshim ju si aktorin kryesor në realizimin e këtij projekti.

Ju falenderojmë përzemërsisht që vendosët prioritetin tonë në listën e buxhetit të vitit të ardhshëm, 2021.

Kjo ishte nisma jonë e parë dhe jemi të lumtur që ia dolëm!..

Mirëpresim sa më parë që ëndra jonë të bëhet realitet.

Me respekt nxënësit e shkollës “Ptoleme Xhuvani”