Monday , July 6 2020
Foto arkiva

Digjen 2 makina natën në Elbasan, dyshohet e qëllimshme.

Në qytetin e Elbasanit gjatë natës së fundit në harkun kohor të 30 minutave në lagje të ndryshme janë djegur dy automjete . Gjatë natës në Elbasan janë djegur dy makina në lagje të ndryshe, ndërsa njëra prej tyre i përket kryeinspektorit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Makinat e djegura janë ‘Audi’ në pronësi të Musajt te lagja ‘Haxhias’ dhe tjetra ‘Renault’ te ‘Beqir Dardha’.  Grupi hetimor ka nisur verifikimet ku dyshohet se makina e Musajt është djegur qëllimisht.  Mbrëmjen e djeshme brenda një ore dy makina morën flakë në ecje, një në autostradën Tiranë-Elbasan në brendësi të tunelit dhe një në rrugën drejt Dajtit.

Shërbimi zjarrfikës në kohë rekord ka arritur të shuante flakët që kishin përfshirë automjetin i cili u dogj pjesërisht. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se automjeti ishte i parkuar aty që nga fundjava.