Monday , July 6 2020

U gjet i mbytur në lumin Shkumbin, policia e Elbasanit kërkon ndihmë

Policia e Elbasanit ka dhënë të tjera detaje lidhur me mbytjen e një personi ditën e djeshme në lumin Shkumbin. Blutë e këtij qyteti thotë se personi rreth të 65-ve nga ekspertiza ka rezultuar se është mbytur, duke hedhur poshtë hipotezën e një vŗasje.

Më tej policia kërkon ndihmën e qytetarëve dhe medias pasi personi në fjalë nuk ka patur asnjë mjet identifikimi me vete. Përshkrimi i personit është si më poshtë: me flokë të thinjur, veshur me një këmishë blu me kuadrate, një fanellë të leshtë dhe pantallona ngjyrë gri, i gjatë rreth 1.75 cm, mbante një orë dore serme, te rripi i pantallonave kishte të varur një çelës shtëpie dhe kishte një shenjë të vjetër operimi në krahun e majtë.