Monday , July 6 2020

U infektua gjatë detyrës dhe pa asnje sëmundje, kush është mjeku i QSUT i intubuar në gjendje të rëndë.

Arjan Pushi, 58 vjeç, është mjeku i hematologjisë në QSUT i prekur nga Covid, i cili është intubuar sot pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar ditët e fundit. Mësohet se Pushi është infektuar nga Covid 19 gjatë ushtrimit të detyrës, pasi në repartin e homatologjisë janë shënuar dhjetëra raste me koronavirus, duke bërë kështu që ky repart të jetë më i prekuri.

Ndërkaq mjeku Pushi thuhet se nuk ka asnjë sëmundje shoqëruese, por ndodhet në gjendje të rënduar prej Covid. Në spitalin Infektiv në Tiranë momentalisht janë duke marrë shërbim 84 pacientë, dy prej të cilëve të intubuar, ndërsa 11 të tjerë janë në terapi intesive, dhe nën kujdes të shtuar nga ana e mjekëve.

Ministria e Shëndetësisë pak më parë njoftoi se në 24 orët e fundit, një 78 vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv, si dhe një 88 vjeçar nga Durrësi i cili vuante nga hipertensioni. Sakaq janë kryer 371 testime dhe 64 raste kanë rezultuar pozitive, për 24 orë.