Monday , July 6 2020

Zyrtarisht caktohet data/ Ja kur Greqia hap kufijtë me Shqipërinë

Zëdhënësi i qeverise greke Stelios Petsas ka deklaruar në një konferencë shtypi se do të hapen kufijtë me Shqipërinë. Duke filluar nga data 1 korrik, doganat e Kakavijës dhe Kapshticës do të jenë të hapura. Nga ana tjetër, Mali i Zi ka vendosur të mbyllë kufijtë me Shqipërinë për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus.

Vendimi hyri në zbatim nga 21 qershori dhe do të jetë në fuqi derisa ta vendosin autoritetet e Podgoricës.