Sunday , March 7 2021

Makina del nga rruga në aksin Elbasan-Peqin, plagoset rende drejtuesja. Foto

Një aksident i rëndë ndodhi këtë të enjte në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Paper, ku një automjet që drejtohej nga një grua në tentativë për ti shpëtuar përplasjes me një kamion me targa Kosove, është përplasur me anësoret e rrugës. Burime për Abc News bëjnë me dije se për shkak të dëmtimit të makinës, drejtuesja e automjetit ka marrë plagë të shumta në trup. Ajo ka qenë e bllokuar brenda makinës deri në ardhjen e policisë dhe ambulancës.

Ndër të tjera mësohet se makina ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Elbasanit, por nga goditja ka ndryshuar korsi.

Fatmirësisht u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /abcnews.al