Wednesday , August 5 2020

Tare motivon Lazion: Nuk ka mbaruar asgjë, nuk është momenti të bëhemi pesimistë

Megjithëse humbja e fundit me Milanin në shtëpi 0-3 ka rritur klimën e nderë te Lazio, drejtori i klubit bardhekaltër, Igli Tare, inkurajon ekipin që të ecë përpara. Zyrtari i klubit italian beson se lodhja e madhe e krijuar për shkak të ndeshjeve të ngjeshura ka ndikuar në rënien e formës së ekipit, por që sipas tij Lazio do të rikthehet te rezultatet pozitive.

Ju jeni të fortë, keni qenë të mrekullueshëm. Tani nuk është momenti të bëhemi pesimistë, por duhet të mendojmë për Leccen. Jeni të lodhur, pushoni dhe le të vazhdojmë sërish. Ju dhatë gjithçka! Nuk ka mbaruar asgjë akoma”, u shpreh nëpërmjet “Corriere dello Sport” Igli Tare.