Wednesday , August 5 2020

COVID-19, Rritet numri bluzave të bardha në Elbasan! 5 raste të reja, 4 infermiere dhe një pediatër

Pesë persona të tjerë janë konfirmuar si të infektuar me Covid-19 në Elbasan. Gazetarja Entela Duka bën me dije se pesë rastet e reja me koronavirus janë staf mjekësor, përkatësisht ka infermier dhe mjeku që asiston në lindje. Dy ditë më parë pavijoni i Gjinekologjisë u mbyll pasi rezultuan pozitiv për Covid-19 katër infermiere dhe një mjek tjetër.

Pas mbylljes, pacientët dhe personeli i këtij pavioni u transferuar në një tjetër ambient të qendrës spitalore, por sot pesë të tjerë kanë rezultuar të infektuar duke cuar ne 10 numrin total te personelit shendetesor te infektuar.

Ndërkohë, ditën e sotme është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë tek Infektivi, shkon në 83 numri i viktimave.