Wednesday , August 5 2020

Manastirliu poston foto nga Infektivi: “Të shtruar edhe pacientë të rinj me simptoma të rënduara”.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se tek Spitali Infektiv vijon të ketë pacientë të rinj të shtruar, me simptoma të rënduara, si pasojë e koronavirusit. Me një shënim në facebook, ku ka publikuar foto nga Infektivi, Manastirliu thotë se i gjithë shërbimi nga ekzaminimet, deri tek trajtimi në terapinë intensive realizohen në spitalin infektiv nga ekipi i specializuar i mjekëve.

Ministrja i ka bërë thirrje qytetarëve që “të bëhen pjesë e betejës së përbashkët për të frenuar përhapjen e COVID-19”, duke i ftuar të respektojnë rregullat e përcaktuara.

“Vijon të ketë pacientë të rinj të shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rŕezikshëm COVID19. I gjithë shërbimi, duke filluar nga ekzaminimet, deri tek trajtimi në terapinë intensive realizohen në spitalin infektiv nga ekipi i specializuar i mjekëve, infermierëve dhe të gjithë stafit mbështetës, me vetëmohim e sakrificë që prej fillimit të epidemisë!

Bëhu pjesë e betejës së përbashkët për të frenuar përhapjen e COVID19, duke respektuar rregullat. Ruaj distancën nga të tjerët. Vendose maskën. Kujdesu për higjienën personale dhe kolektive