Wednesday , August 5 2020

Aksident në aksin Elbasan-Metalurgjik, makina përplaset me murin rrethues të një banese (Foto)

Një aksident raportohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Elbasan-Metalurgji. Sipas informacioneve të para, një automjet është përplasur me murin e jashtëm të një banese buze rruge. Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur aksidenti, por fatmiresisht mësohet se nuk ka persona të lënduar.

Ndërsa makina ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shqiptarja.com