Sunday , February 28 2021

Pakti për Universitetin; Ja si duket konvikti i Elbasanit pas ndërhyrjes (FOTO)

Konvikti i studentëve në Elbasan është shndërruar tashmë në një banesë moderne falë punës së bërë në kuadër të “Paktit për Universitetin”. Zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Olti Rrumbullaku ka inspektuar nga afër ambientet e reja me dhoma komode, hidro dhe termoizolim, sistem alarmi dhe sistem kundër zjarrit, tualete dhe dushe cilësore, dalje emergjence etj.

Pjesë e rikonstruksionit janë gjithashtu edhe ambientet sportive, mensat dhe biblioteka.

Ambientet do të mirëpresin sezonin e ardhshëm akademik studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ndërsa projektimi dhe financimi i këtij rikonstruksioni që lehtëson jetën studentore u bë i mundur nëpërmjet partneritetit me TIKA-n.