Monday , March 1 2021

Prifti: Çuditërisht virusi ka dalë nga linjat e mjekësisë klasike sepse…

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në ‘News24’ kardiokirurgu i njohur Edvin Prifi pohoi se çuditërisht virusi ka dalë nga linjat e mjekësisë klasike. Ai theksoi se kanë pasur raste të pacientëve me koronavirus që i ka operuar. “Rasti më i fundit është një paciente e cila u transferua nga kardiologjia në kushtet e urgjencës, u diagnostikua me një sëmundje të rëndë të valvulave të zemrës dhe u operua nga ekipi ynë, operacioni shkoi mirë. Gjithashtu ai foli për një tjetër karakteristikë të re të hasur me Covid-19.

“Çuditërisht COVID-19 ka dalë nga linjat e mjekësisë klasike të post paster, që një sëmundje infektive bën batërdinë në ata që kanë imunitetin më të ulët. Në fakt ka të dhëna që grupe të caktuara pacientësh, që shkencërisht kanë imunitet më të ulët, nuk na rezulton të kenë vɗekshmëri më të lartë në nivel botëror.

Ky do kërkoj disa studime, por kemi një vɗekshmëri jo më të lartë se normalja te pacientët me AIDS, tek fëmijët e vegjël te toksikodipendentët, te pacientët me hepatit, etj dhe këto janë elementë të reflektuara në studimet e fundit, dhe shkencëtarët janë duke u munduar të gjejnë në shpjegim logjik, por akoma nuk ja kanë arritur dhe pse jemi shkëputur pak nga mjekësia klasike.”, pohoi ai.