Thursday , March 4 2021

Pas 4 muajsh vjen një lajm i mirë për transportin në Elbasan.

Pas katër muajsh ka rinisur punën transporti publik urban në qytetin e Elbasanit. Numrat në rritje të rasteve me Covid 19 kanë përforcuar thirrjet ndaj qytetarëve për të zbatuar distancën fizike dhe mbajtjen e maskës. Report Tv ka kryer një vëzhgim ditën e sotme, ku është vënë re se ka edhe nga ata qytetarë, të cilët nuk mbajnë maskë gjatë kohës që udhëtojnë me autobus.

Në Elbasan sot janë infektuar 4 persona me koronavirus, ndërsa raste aktive në këtë qark janë 36. Nga Elbasani kanë humbur betejën me Covid 4 persona. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacientëve edhe të moshave të reja. Aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 83 raste pozitive.