Thursday , March 4 2021

80 vende të lira pune për inspektorë dhe policë Bashkie, ja si të aplikoni.

Policia Bashkiake Tiranë njofton të gjithë qytetarët e interesuar dhe që dëshirojnë të bëhen pjesë e PBT se ka rinisur faza e aplikimeve dhe plotësimit të dokumentacionit për aplikim. Sipas njoftimit, janë 4 pozicione të lira pune për pozicionin e Inspektorit dhe 76 vende të lira pune për pozicionin Polic. Për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, aplikimi u pezullua, ndërsa tanimë faza e re do të zgjasë deri në datë 23 Korrik 2020.

Njoftimi i plotë:

Njoftim i rëndësishëm❗️

Policia Bashkiake njofton të gjithë qytetarët e interesuar, e që dëshirojnë të bëhen pjesë e Policisë Bashkiake të Tiranës se, ka ri-nisur faza e aplikimeve dhe plotësimit të dokumentacionit ✍️, (për vendet vakante në PB), e cila, për shkak të situates së Covid19 🦠, u pezullua për disa muaj. Faza e re e aplikimit, do të zgjasë, deri në datë 23 Korrik 2020.

Ftojmë të gjithë qytetarët , që plotësojnë kriteret dhe që duan të japin kontributin e tyre, në shërbim të komunitetit dhe të Tiranës 💯 Vjet Kryeqytet, të konkurojnë, për t’u bërë pjesë e këtij Institucioni, duke ju garantuar, një proçes tepër transparent dhe ligjor.

Për pozicionin Inspektor 4 vende (të lira).

Për pozicionin Polic 76 vende (të lira).

Fomatin e aplikimt e gjeni tek faqja e Bashkisë Tiranë.