Thursday , March 4 2021

Tre rastet e reja me pozitive në Elbasan, një prej tyre punonjës i policisë

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 85 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, 3 prej të cilave u shënuan në Elbasan. Bëhet me dije se njëri nga të infektuarit është një punonjës policie, duke arritur kështu në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Drejtorinë Vendore të Policisë në Elbasan. Ndërsa, dy rastet e tjera janë kontakte të të infektuarve më parë.

Kujtojmë se sot dhe 4 pacientë humbën betejën nga koronavirus, duke arritur në total numri i viķtimave në 101 deri më tani.