Monday , March 8 2021

Vajza e Najada Çomos prek me fjalët, ‘ Prej më shumë se 4 muajsh, unë dhe babi, shohim…

Vajza e doktoreshës së njohur Najado Çomo, Greis Çomo ka bërë një dedikim prekës për nënën e saj. Greis shprehet se prej më shumë se 4 muajsh nuk mund të përqafojë te emen për shkak të riskut që ekziston për të transmetuar virusin. Në postimin e saj ajo i bën apel të gjithëve që të bëjnë kujdes dhe të respektojnë masat dhe thekson se puna që po bën stafi mjekësor është e madhe.

Postimi i plotë: Personat që më njohin e dinë sa njeri diskret që jam, por e ndjej të nevojshme të shkruaj “2 fjalë”… Prej më shumë se 4 muajsh, nuk mund të përqafoj dot mamin tim… Prej më shumë se 4 muajsh, vetë ajo nuk mund të përqafojë dot gjyshen time… Prej më shumë se 4 muajsh, unë dhe babi, shohim çdo ditë në sytë e saj lodhjen, përkushtimin, dëshpërimin për jetët e humbura, pavarësisht përpjekjeve të panumërta që stafi mjekësor është dukë bërë…

Prej më shumë 4 muajsh stafi mjekësor, të gjithë pa asnjë përjashtim, janë duke shërbyer me një energji dhe forcë të paimagjinueshme… Prej më shumë se 4 muajsh na kërkohet që të zbatojmë disa rregulla të cilat, në këndvështrimin tim, nuk janë kaq të vështira dhe të pamundura. Ju lutem, tregohuni pak egoist për veten tuaj, ruani distancën, vendosni maskën.