Saturday , February 27 2021

Arilena Ara zyrtarizon lidhjen me menaxherin e saj (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Arilena Ara është prej kohësh e lidhur me menaxherin e saj, Popi Kola. Ndonëse nuk kanë folur kurrë publikisht për lidhjen e tyre, dyshja nuk i kanë kursyer asnjëherë fotot dhe dedikimet e ëmbla në rrjete sociale. Mirëpo, duket që së fundmi Arilena dhe Popi e kanë zyrtarizuar lidhjen dhe këtë e kanë treguar fotot nga festa e ditëlindjes së këngëtares.

Festa ishte organizuar nga Popi dhe ishin të ftuar të gjithë njerëzit më të afërt të këngëtares përfshirë këtu edhe shumë artistë të njohur. Ndërkohë në një prej fotove, shihet e ëma e Arilenës duke puthur në faqe dhëndrin dhe duke treguar se ruajnë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin