Saturday , March 6 2021

Brataj jep alarmin: KUJDES! Sot po qarkullon në rrjete sociale një mjekim i cili…

Prej më shumë se një dite në rrjete sociale po qarkullon nje protokoll mjekimi i cili liston disa medikamentë që duhen përdorur në kushte shtëpie, nëse je i prekur me koronavirus. Mirëpo sot ka reaguar dhe drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, i prekur gjithashtu para disa javësh nga Covid-19. Përmes një shënimi në facebook, Brataj thotë se prej ditësh po qarkullon ky mjekim online, dhe i bën apel qytetarëve që të mos e marrin seriozisht, pasi mjekimi kundër koronavirusit jepet vetëm nga mjekë specialistë.

Ai thotë se nuk ekziston asnjë lloj betadine për shpërlarje fyti, ajo shërben vetëm për dezinfektimin e plagëve.

Reagimi i plotë i Skënder Brataj

JO MJEKIM INTERNETI!!!

Përshëndetje qytetar shqipëtar kudo ndodhesh.

Sot po qarkullon në rrjetet sociale një mjekim apo protokoll mjekimi i cili po shpërndahet nga të gjithë personat që mendojnë se do të ndihmojnë sadopak njerzit dhe të afërmit e tyre.

Jo terapi interneti, jo terapi nga çdo kush. Në atë mesazh ka gjëra mjeksore të ngatërruara, të shpjeguara jo nga specialist të fushës. Nuk ekziston BETADINË për shpëlarje fyti, betadina është një dizifektant për plagët! Terapia dhe medikamentet meren nën këshill mjeksore , pasi vlerësohen shenjat dhe simptomat, por mbi të gjitha kur vlerësohen parametrat jetësor si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, frekuenca respiratore niveli i oksigjenit në gjak(saturimetria) që duhet të jetë në njerzit normal nga 94-100%, në ata me patología pulmonar jo më pak se 90%. Nëse është më poshtë këtyre shifrave duhet dhënë oksigjen të sëmurit. Nëse saturimetria e oksigjenit është 43% siç thuhet në atë mjekim mund të jetë i pa përshtatshëm më me jetën, prandaj ju lutem jo terapi infterneti. Mjeku i familjen, mjeku i 127, mjekët e urgjencave, specialistët si infeksionst dhe pneumolog janë profesionistët që në këtë moment mund tju këshillojnë pasi ti keni kontaktuar ata. Çdo mjek që ju njihni ose keni besim në ta duhet ti kontaktoni, të këshilloheni dhe nëse ata ju këshillojnë ose ju drejtojnë te spesialist të tjerë atëher veproni.

Dr. Skender Brataj