Wednesday , April 14 2021
Foto Arkiva

Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Elbasan.

Policia jep informacionin zyrtar për vŕasjen e E. R në Elbasan. Policia deklaron se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur  “Rrethrrotullimi i luleve”. Rrethanat e vŕasjes së 39 vjeçarit janë ende të paqarta. “Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të autorëve, po bëhet rrethimi i zonës nga dyshohet se mund të jenë larguar autorët, si dhe janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kŕiminale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” deklaron policia