Tuesday , August 11 2020

Qeveria merr vendimin e papritur: Ndalohet totalisht aktiviteti në këto ambiente pas kesaj ore

Në një përditësim të situatës së Covid-19, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u shpreh se ka një rritje të ndërgjegjësimit për respektimin e masave mbrojtëse kundër koronavirusit, por theksoi se nuk mund të thuhet e njëjta gjë për klubet e natës, diskot dhe lounge baret. Në Facebook, Manastirliu shkruan:

“Me vendimin e qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:

– Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis

të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me

gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1,000,000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.”

Sipas ministres, këto mjedise janë shndërruar në vatra infeksioni dhe të pranishmit bëhen bartës të virusit dhe potencialisht e transmetojnë atë te të tjerët.